Nxehtë edhe në Shtator, ja kur nisin rreshjet

755
0

Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës, muaji shtator pritet që të jetë i nxehtë sidomos në dhjetëditëshin e parë, ku temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë celcius.

Meteorogolët tregojnë se temperaturat e larta do të vijojnë deri në 10 ditët e para të shtatorit. Edhe në zonat bregdetare është një kohë shumë e përshtatshme për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të bëjnë pushime në muajin gusht.

Megjithatë pasditen e sotme pritet që të ketë zhvillim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu, të cilat do të jenë kryesisht të përqendruara në zonat jug, juglindore por edhe në zonat qendrore, në Elbasan, Krujë dhe në Tiranë. Këto rrebeshe do të zgjasin shumë pak. Në bregdetin e Jonit gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë erëra deri në 64 kmh duke bërë që deti të jetë mjaft i trazuar.
Por kjo situatë do të jetë vetëm sot pasi nesër pritet që këto reshje të zhvendosen vetëm në ekstremin verior dhe kryesisht në zonat lokale qendrore në malësinë e Elbasanit, apo edhe në Krujë e më pas pjesa tjetër do të jetë e qëndrueshme.


Pra shtatori parashikohet që të ketë shumë ditë me diell dhe me temperatura të larta. Ndërkohë që ditët me shi pritet që të vijnë në dhjetëditëshin e fundit të shtatorit por me intensitet të ulët. Ndërsa reshjet intensive pritet që të jetë të spostuara në pjesën e dytë të vjeshtës, në muajin tetor dhe nëntor.