Për të gjithë ata që mezi po prisni verën, lajme të mira vijnë për ju: qershori ka nisur me ditë me diell dhe temperatura të larta – dhe ky trend do të vijojë!
Sipas sinoptikanëve, java që sapo ka nisur do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ku maksimumet në disa zona do të arrijnë deri në 32°C. Elbasani dhe rrethinat e Beratit do të jenë ndër zonat më të nxehta, ndërsa në shtrirjen perëndimore temperaturat do të luhaten mes 27°C deri në 31°C. Në Tiranë, sot priten temperatura deri në 30-31°C, ndërsa edhe në zonat malore verilindore, mesditat do të jenë të nxehta.
Një muaj qershor tipik i korrikut
Nëse dikur këto temperatura i prisnim në korrik, këtë vit i kemi që në qershor. Parashikimet tregojnë se ky muaj do të jetë shumë më i nxehtë se mesatarja klimatike për këtë periudhë. Pothuajse 90% e ditëve të qershorit do të shënojnë temperatura mbi 30°C, dhe në disa zona si Elbasani, Berati apo Fieri, termometri mund të arrijë deri në 38°C, megjithëse për pak ditë të izoluara.
Freskim i lehtë në mes të muajit
Rreth datës 13-14 qershor, pritet një thyerje e lehtë e motit, me rënie të përkohshme të temperaturave dhe pak më shumë vranësira. Megjithatë, edhe gjatë kësaj periudhe, temperaturat do të qëndrojnë mbi 29°C. Pas mesit të muajit, pritet rikthimi i temperaturave të larta, duke arritur sërish në 34-35°C në disa zona.
Çfarë ndodh me reshjet?
Qershori pritet të jetë shumë i thatë. Kjo javë nuk pritet të sjellë reshje, përveç ndonjë momenti shumë të shkurtër me pika shiu në zona të izoluara malore. Deri rreth datës 13 qershori do të vijojë me mot të kthjellët. Në 10-ditëshin e dytë, parashikohet prania e reshjeve në vetëm dy ose tre ditë, ndërsa pjesa tjetër e ditëve do të jenë kryesisht pa reshje, me ndonjë interval të shkurtër lokal përcjell shqiptari.net.
Zona bregdetare është veçanërisht e favorizuar, ku rreshjet do të jenë minimale ose thuajse të papërfillshme. Një qershor i tillë më shumë i ngjan muajve të korrikut apo gushtit se sa një qershori tipik, dhe për të gjithë ata që planifikojnë pushime, ky është momenti ideal.
Përfundim
Qershori i këtij viti vjen i thatë, i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Nëse po planifikoni pushime, veçanërisht në bregdet, nuk ka kohë më të përshtatshme. Temperatura të larta, pak reshje dhe shumë diell – kjo është panorama e motit për të gjithë muajin!