Moderatorja Arbana Osmani është një ndër personazhet që publiku shqiptar ndjek vazhdimisht si në ekran ashtu dhe nepër rrjetet sociale.
Prej kohësh ajo është në një lidhje me regjizorin Eduard Grishaj dhe tashme e ka pranuar hapur lidhjen me regjisorin dhe cifti duket se po përjetojnë romancën e tyre pa u fshehur fare nga publiku.
Para disa ditësh, Arbana dhe Eduardi kanë udhëtuar për në Zvicër aty ku edhe bora ka mbuluar çdo gjë dhe e ka bërë më të bukur udhëtimin.
Sëbashku dyshja ka publikuar foto dhe video nga ky vend i bukur dhe duket se po kalojnë momente vërtetë këndshme.
Midis fotove që dyshja ka publikuar duket se ata kanë udhëtuar së bashku me vëllain e Eduartit dhe nusen e tij.
E kështu, Arbana tregoi se tashmë është nusja më e re e shtëpisë dhe lidhja e saj me Eduartin është bërë akoma edhe me shume familjare.