Skip to content

Nusja e rreh, i thyen duart, djali e le të flejë në garazhd, të moshuarës nuk i mbarojnë hallet. Burri e ka..

  • by

Një e moshuar 76 vjecare, Rabushe Kërcuku, sot banon buzë autostradës së Lushnjës në afërsi të fshatit Gramsh në njërën prej banesave të djemve. I shoqi jeton në fshat në shtëpinë e tyre të vjetër, por ai e ka dëbuar të shoqen.

Rabushja tregon, se ka vuajtur shumë, duke rritur 7 fëmijë dhe e pajisur me dhjetëra urdhra mbrojtjeje prej bashkëshortit, pasi ky i fundit e ka dhunuar vazhdimisht.

E moshuara banon, në një nga banesat e djemve, pasi këta të fundit janë në Greqi. Por ajo pretendon, se nusja e shtëpisë, sa herë kthehet nga emigrimi, e dhunon pa mëshirë.

Në një video të siguruar, shfaqet nusja, që i bën presion vjehrrës, që të flasë mirë, se do te shohë djali. Deri tani zonja Rabushe nuk ka kryer denoncim në polici për nusen e djalit, pasi ka frikë, se kur të kthehet përsëri, ajo do ta dhunojë edhe më rëndë. Ka kryer disa ekzaminime, që tregojnë thyerje serioze të gishtave.

Pas ndërhyrjes sonë, u vendos kryerje e ekspertimit mjeko-ligjor dhe shoqërimi në spital i të moshuarës. Ndërsa vetë policia iu drejtua gjykatës për pajisje me urdhër mbrojtjeje ndaj nuses së djalit, duke e shpallur këtë të fundit në kërkim, për akuzën e dhunës në familje.Ky rast u referua në prokurori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.