Numrat shqetesues/ Rama rikthehet me ‘dorë të hekurt’: Pasi fola me grupin e ekspertëve, mora këto vendime për BIZNESET dhe qytetarët

472
0

Shifrat shqetesuese të ditëve të fundit në Shqipëri, kanë rikthyer edhe njëherë lidhjet live të Ramës, nga facebook-u.

Kryeministri, pas një bisede të gjatë me grupin e ekspertëve dhe ministren e Shëndetësisë, ka bërë të qartë disa rregulla për bizneset dhe qytetarët duke theksuar njëherazi se këtë herë do merren masa të forta nga Policia e Shtetit.

“Fati i kësaj lufte vendoset nga qytetarët, jo nga bluzat e bardha, nga si dhe sa detyrat e thjeshta i bën çdo individ, dhe mbi të gjitha, vendoset nga kushtet e distancimit social.

Pasi kam folur gjerë e gjatë me ekspertët dhe Ministren e Shëndetësisë, po ju bëj me dije sa më poshtë:

1-Nuk do lemë asnjë lloj grumbullimi, qoftë dhe politik, dhe ju them të gjithëve vazhdoni punën por grumbullime më shumë se numri i personave të lejuar nga protokollet, sdo lejohen më. Policia e shtetit do bëjë detyrën pa bërë më asnjë dallim ndaj kujdoqoftë

Kush merr pjesë në grumbullime më të mëdha, do penalizohet individualisht.

2- Bizneset që s’respektojnë protokollet, nuk do tolerohen më. Përveç gjobave, rrezikojnë edhe heqjen e lirisë.

E treta, vetë qytetarët, do qarkullojnë lirisht por edhe ata do penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të distancimit.

“Motra dhe vëllezër të më ndjeni por kështu jo, nuk vazhdohet më tutje”, shtoi Rama i shqetësuar për përhapjen e Covid 19. 

Rama: Zero tolerancë për budallallikun njerëzor

“Përmes numrave më kërcënues se ç’dukej më parë, rreziku është i njëjtë. Virusi nuk ka këmbë por përdor këmbët e budallallëkut njerëzor. Dhe për budallallëkun njerëzor nuk ka zgjidhje tjetër përveç tolerancës 0.

Ky është një moment ku duhet të mendojmë për rimëkëmbjen dhe lehtësimin e barrës. E njëkohësisht për përshpejtimin e ritmeve të zhvillimit. Pasi të kemi forcuar planin ambicioz të Shqipërinë në vitin 2030, duhet të qëndrojmë të bashkuar e të themi që ja dolëm.

Nëse ne sot bëjmë të gjithë ato detyrat e bezdisshme dhe të thjeshta të distancimit social, jemi në një rrugë të mbarë dhe padiskutim vitin e ardhshëm do të fillojmë të shohim fryte pas dy goditjeve që morëm”, përmbylli shefi i qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.