Skip to content

Numërohen 560 kuti në Tiranë, Partia Mundësia renditet forcë e tretë, ja rezultati

    Në qarkun e Tiranës janë numëruar 560 kuti nga 1282 që janë në total, ku sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 88,831 vota ose 48.5%.

    I dyti në radhë është Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), i cili ka siguruar ka siguruar 63,482 vota, që përbëjnë 34.7%.

    Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 8,996 vota, që përfaqësojnë 4.9% të totalit të votave.

    Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje

    Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 88,831 vota – 48.5%

    Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 63,482 vota – 34.7%

    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 5,611 vota – 3.1%

    Partia Mundësia – 8,996 vota – 4.9%

    Partia Socialdemokrate (PSD) – 6,234 vota – 3.4%

    Lëvizja Bashkë – 5,018 vota – 2.7%

    Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 2,970 vota – 1.6%

    Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 880 vota – 0.5%

    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 445 vota – 0.2%

    Lëvizja Atdheu (LA) – 342 vota – 0.2%

    Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 214 vota – 0.1%