Nuk shfaqet në publik prej shume kohësh, zbulohet nga se vuan legjenda e futbollit

781
0

Ish futbollisti Brazilian Pele, i cili fitoi 3 herë Kupën e Botës ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Prej shume kohësh ai nuk është shfaqur në publik pasi është i trishtuar dhe ka turp për gjendjen e tij.

I biri i legjendes se futbollit, Edinho, në një deklaratë për mediat, zbuloi edhe thënë se:

“Pas një transplantimi në kokën e femurit dhe rehabilitimit jo të plotë, ai është i brishtë sa i përket lëvizjes. Kjo i ka shkaktuar atij një gjendje depresioni, sepse ai nuk mund të ecë mirë, vihet në siklet, sepse nuk dëshirojnë ta shohin në atë gjendje”.

“Në përgjithësi, duke marrë parasysh moshën, ai po shkon mirë, por nuk mund të ecë normalisht. Ai ecën vetëm me ndihmën e një shoqëruesi. Madje mund të them se është përmirësuar, sepse më parë mund të lëvizte vetëm me karrige me rrota”, tha Edinho.

“Ai gjithmonë ka qenë një figurë imponuese, ndërsa sot po vuan që të ecë. Kjo e frikëson atë, e vë në siklet. Ai ende ka vështirësi të lëvizë, për këtë arsye ai nuk dëshiron të dalë, të shihet”, tha i biri.