“Nuk po ndihem mirë”, 38-vjeçari shqiptar humb jetën papritur në Itali (EMRI)

1570
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ditën e djeshme. Shqiptari Ledian Sharka ka gjetur vdekjen në mënyrë të papritur.Sipas medieve italiane ai ka thënë “nuk ndihem mirë” dhe një koleg e ka shoqëruar në spital. Por pavarësisht ndihmës, Sharka ka humbur jetën.38-vjeçari ishte i martuar dhe baba i një vajze 5-vjeçare.Sipas një rikonstruksioni fillestar të tragjedisë, punëtori, banues në Castel Del Monte, së bashku me një koleg ishin duke punuar në një shtëpi private kur papritur nuk u ndje mirë.Me një koleg, 38-vjeçari shkoi në spitalin e qytetit. Ndërkohë që po i shpjegonte mjekut arsyen pe ndodhej në spital, papritur u  rrëzua përtokë.

Prokurori Fabio Picuti, ka urdhëruar transferimin e trupit në morgun e spitalit, ku me shumë gjasa do të kryhet autopsia për të verifikuar shkakun e saktë të vdekjes.