HomeNewsBiznesNuk po ndalet...

Nuk po ndalet rënia! Euro arrin nivelin me të ulët të 10 viteve të fundit. Ja sa u këmbye sot

Vijon pikiata e euros në tregun e brendshëm valutor.

Sipas të dhënave të kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë rezulton se një euro po shkëmbehet me 122 lekë duke arritur nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit.

Zhvlerësimi pritet të vazhdojë edhe më tej, pasi në prag të festave pritet dhe një fluks i emigrantëve që kthehen në atdhe.

Aktualisht Banka e Shqipërisë ka ndërprerë operacionin e blerjes së eurove në treg duke argumentuar se një monedhë e dobët do të jetë një standard i ri në ekonominë shqiptare.

Edhe ekspertët kanë sugjeruar që Banka e Shqipërisë të mos ndërhyjë në blerjen e eurove në treg pasi kjo nuk do të zgjidhte situatën e krijuar.

Ndërkohë ata që përfitojnë nga kjo situatë janë qytetarët të cilët i kanë kreditë në monedhën europiane pasi ata paguajnë më pak për këstet mujore. Po ashtu edhe qeveria shqiptare që paguan më lirë interesat e borxhit të jashtëm.

Ndërkohë  një euro e dobët dëmton rëndë eksportet shqiptare të cilët kanë pësuar humbje të mëdha.

Efekte në nënçmimin e euros mendohet se  ka pasur gjithashtu edhe nisma e Bankës së Shqipërisë për de-euroizimin e ekonomisë shqiptare e cila ka dhënë efekte psikologjike por njëkohësisht edhe një shmangie më të madhe të aktorëve të tregut ndaj monedhës europiane.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi u përplas nga një kamion.  Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeç, janë Kostas...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk...

Nga neser vjen kthesa e motit, Rreshje shiu dhe rrebeshe.. Ja si pritet të jetë moti këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.