“Nuk po merrnim dot frymë”, flet çifti shqiptar që i shpëtoi tmerrit në Athinë (Video)

591
0

Zjarret e tërbuara të rëna në Athinë të Greqisë i morën jetën së paku 74 personave e qindra të tjerë janë plagosur dhe kanë probleme me frymëmarrjen e të tjerë kanë përfunduar në spital nga asfiksia, mes tyre edhe shqiptarë.

Ky çift shqiptarësh kanë folur për Top Channel dhe tregojnë se përfunduan në spital nga tymi i tepër pasi nuk merrnin dot frymë.

“Përfunduam në spital nga tymi i tepërt. Bashkëshortja nuk merrte dot frymë. Pësoi akth. Nuk merrnim dot frymë”.