‘Nuk pendohem që e vrava, na e ka nxirë jetën. Jam e lumtur që..’! 19-vjeçarja habit me deshmine trondites: Ai na..

825
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dëshmia e 19-vjeçares, Hygerta Meta, e cila vrau babain e saj, Pëllumb Meta.

Vajza ka treguar detaje nga jeta e tyre në familje ku shprehet se ajo vetë dhe nëna e saj nuk kanë patur kurrë të drejtë të flisnin, pasi për gjithçka vendoste i ndjeri, Pëllumb Meta.

Hygerta ka treguar se ka patur një urrejtje të madhe për të atin dhe nuk ka patur një konflikt mes tyre ditën e krimit.

Ndër të tjera ka deklaruar se për të vrarë ta atin ka përdorur armën e tij dhe më pas e ka mbështjellë me një çarcaf pastaj me fasho e në fund me qese.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes.

Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai.

Ai nuk na pyeste kurrë çfare dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare.

Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova brenda kasolles së bagëtive. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarcaf pastaj me fasho e në fund me qese”, ka dëshmuar, Hygerta Meta.