“Nuk ndodh prej 5 vitesh”/ Meteorologia bën parashikimin e fortë për muajit shkurt

Meteorologia Tanja Porja paralajmëron se muaji Shkurt në Shqipëri pritet të jetë me temperatura të ulëta, që do të shkojnë deri në -7 gradë celcius.

Sipas meteorologes, ky do të jetë niveli më i ulët i temperaturave që muaji shlurt ka shënuar gjatë 5 viteve të fundit. Ajo shtoi gjithashtu se reshjet e shiut gjatë muajit shkurt do të jenë të pakta dhe kryesisht rreth datave 18-22 shkurt.

“Kanë munguar reshjet gjatë muajit shkurt. Do të vijojnë të mungojnë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi fare reshje. Presim 3 ditë me reshje, të cilat do të bien mes datave 18-22 shkurt.

Ndërsa deri në datën 18 prezenca e reshjeve është e papërfillshme, afatshkurtër dhe jo në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat do të jenë të ulëta në ditët në vijim. Në ditët e fundit të shkurtit termometri shënon sërish rënie të vlerave termike. Shkurti përmbyllet me temperatura më të ulëta sesa të paktën në këto 5 vitet e fundit”, tha meteorologia Porja.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.