Nuk ndalet rënia e Euros, Dollari vazhdon ngritjen..

334
0

Euro ka vijuar të humbasë terren ndaj monedhës kombëtare. Këtë të Enjte ka shënuar në një tjetër nivel minimal historik.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane, këmbehet  me 98.11 Lekë.  Ndërsa në kursin e lirë të këmbimit Euro blihet me  97.8 Lekë dhe shitet me 98.4 Lekë. Ndryshe nga Euro që po humbet terren disa ditës, Dollari amerikan po forcohet ndjeshëm, sidomos pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

Dollari sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këmbehet me 93.84 Lekë, duke u forcuar ndjeshëm, pasi për shumë muaj rradhazi ka qenë nën 90 Lekë. Në rritje këtë javë ka qenë edhe Paundi britanik i cili këmbehet me 17.91 Lekë.

Ndryshimet në kursin e këmbimit po godasin ata qytetarë që i kanë të ardhurat në Euro, por edhe ata që mbahen me remitanca nga familjarët në emigracion.

https://817bbcffa1036c37f02f897a9773f390.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Ndërkohë që efekte pozitive nga forcimi i Lekut në përgjithësi ka patur qeveria shqiptare, sepse kursi i këmbimit ka qenë faktori kryesor në uljen e borxhit publik, si dhe ato familje që kanë kredi të Euro.