“Nuk më vjen të futem brenda” Varfëria e ulur këmbëkryq në familjen Rrapo/ Fëmijët qajnë nga uria, nuk kanë as..

739
0

Në familjen Rrapo nga fshati i Kuqar i Këlcyrës, ka pllakosur skamja. Varfëria në këtë familje shkon deri në atë pikë saqë nuk kanë as buk të hanë.

Rasti është transmetuar në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’.

Pesë personat e kësaj familjeje jetojnë në një ambient, që më parë ka shërbyer si magazinë.

Ndërkohë fëimjët ankohen se hanë përditë vetëm çorbë, dhe kanë ftohtë, ndërsa me raste shkojnë në shkollë edhe të uritur.

Madje vajzës së familjes i kanë rënë të fikët në klasë. Ajo tregon se e kishte marrë mësuesja dhe i kishte dhënë buke.

Gruaja e shtëpisë me lot në sy, shprehet se nuk mund të jetojë më, ndërsa dëshira e saj është të mbytet në lum, pasi nuk sheh asnjë shpresë.

Ajo thotë:

“Aq jam mërzitur . Nuk më vjen të futem brenda por të iki drejt lumit. Nuk e dua këtë jete kështu se po vuaj”

Përsa i përket kryefamiljarit, ai është në të shumtën e kohës në shtëpi, ndërsa tregon se punon me ditë.

Duke qenë në këto kushte dy vajzat e tjera të familjes Rrapo, janë martuar që në moshën 14-vjeçare, për të patur një gojë më pak për të ushqyer.

Fëmijëve ndërkohë u duhet që të ecim rreth 3 orë në këmbë vajtje-ardhje për të shkuar në shkollë, mes shiut e baltës. Ata shprehen se nuk kanë rroba të mjaftueshme dhe mungesë të theksuar ushqimi.

Djali i vogël shprehet:

Vetëm me rroba të vjetra shkoj në shkollë, se s’kam. Rri në bangë dhe nuk bëj gjë, shokët hanë, unë s’ha. Duam ndonjë ushqim, s’po hamë asgjë, as mish asgjë.