“Nuk kishte gjobëvënie!” Klodiana Lala flet për vrasjen e Egli Progës: Ja e vërteta

825
0

Gazetarja Klodiana Lala ishte këtë të mërkurë e ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli për vrasjen e ndodhur disa ditë më parë në Pogradec.

Sipas gazetares, ngjyrimi që ka marrë ngjarja ka qenë i panevojshëm, sipas saj nuk ka të dhëna që Egli Proga njihej me dhunuesin e tij Denis Meçe. Sipas saj të gjitha të dhënat tregojnë se ka qenë një konflikt i çastit ai që më pas degradoi e çoi në rrahjen brutale që i mori jetën 42-vjeçarit.

“Është një dramë e madhe që babai i dy fëmijëve del nga shtëpia për tu nisur për në vendin e punës dhe lë dy fëmijë jetim nga disa njerëz të papërgjegjshëm e të pandëshkuar të cilët bëjnë ligjin ën zonë.

Autori i dyshuar është njeri me rekorde të theksuara kriminale, familja e tij në tërësi është problematike. Ajo që mua nuk më rezulton e konfirmuar në asnjë burim policor është se nuk ka asnjë kërkesë apo një gjobëvënie në drejtim të viktimës.

Ka pasur një përplasje në lokal. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja dhe ata janë sharë me njëri-tjetrin, kanë dalë jashtë dhe Denis Meçe e ka goditur Në momentin që ka rëndë ka pësuar edhe dëmtime të tjera të rënda”,-tha Lala.