“Nuk kisha të haja”, Eli Fara rrëfen periudhën më të vështirë të jetës: E kam filluar nga zeroja..

647
0

Eli Fara është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar. E shohim gjithmonë të mirëmbajtur dhe që bën një jetë mjaft të mirë, por jo gjithçka ka qenë kaq e lehtë për yllin shqiptar. E ftuar në “Thumb”, Fara ka folur për periudhën që nuk ka pasur as të hajë.

 “Momenti më i vështirë ka qenë në fillim, pas ’90 sepse ne jemi brezi që e kemi filluar nga zero. Dhe unë jam tipi që të mos kisha të haja nuk tregoja. Dhe në këtë aspekt jam krenare për veten  që e kam kaluar vetë dhe nuk ua kam ngarkuar askujt. As prindërve. Thoja lekë kam, mund të mos kisha po nuk thoja. Njeriu duhet të ketë karakter,”– është shprehur këngëtarja.