“Nuk kisha pi kokrrat, Zonja Eni më tha shaje sa më shumë..”, gruaja që u bë e famshme në Shihemi në Gjygj flet..

6967
0

Vjollca e cila u bë e famshme me shprehjet e saj në emisionin “Shihemi në Gjyq”, ka treguar vështirësitë që është hasur pas daljes televizive.

Në një intervistë për “Real People” në Euronews Albania, Vjollca tha se ditën që doli në televizor nuk kishte marrë qetësuesen dhe sipas saj situata i doli jashtë kontrollit.

Vjollca theksoi se të gjithë të afërmit i bërtisnin dhe e shanin, gjë e cila e mërziti dhe stresoi shumë.

“Të gjithë bënin zërin tim. Merr çantën, shkon në lokal. Atë ditë nuk kisha parë kokrrën, qetësuesen dhe fola. Dhe Eni më tha që ta shaja sa më shumë. Nuk mbaj mend fare se çfarë kam fol. Kur e kam pa këtu në telefon tim, u çmenda. Gjithë miqtë më bërtisnin, më shanin. Më thoshin pse ke fol kështu. Këtu është mentaliteti, këtu gratë janë të mbylluara ndërsa unë s’kam qenë kështu. Më thoshin si s’ke zor, i vure në siklet çunat. Pastaj më doli se ka vdekur”- u shpreh Vjollca.

Vjollca shprehu pendesë për fjalët e saj në emision, të cilat u bënë shumë virale.

“Nuk më vjen mirë që batuta ime u bë ashtu. U pendova për atë që thashë, sepse ndihem keq. Më thonë ke dalë në televizor, por mu më nxori e keqja”- tha ajo ndër të tjera.

“Miqtë më bërtisnin, më shanin, pse fola publikisht”. Vjollca, gruaja, e cila u bë virale në rrjetet sociale, tregon vështirësitë që hasi pasi tregoi problemin e saj publikisht.

Ndiqni emisionin e plotë këtu: