’’Nuk kërkuan as ndjesë po më këputen edhe një bllok’’/ Si webfaqja ia punoi vajzës nga Patosi

719
0

Interneti ka ndryshuar shumë gjëra në jetën e njerëzve. Duke nisur këtu nga komunikimi e deri tek mënyrat e argëtimit.

Sot pothuajse gjithçka po kryhet me anë të internetit. Një risi tjetër që solli interneti ishte edhe tregtia elektronike, ose blerja online ndryshe.

Edhe pse kjo gjë është cilësuar si risi shumë persona kanë mbetur të zhgënjyer nga blerjet online.

I tillë është edhe rasti i një vajze të re, e cila ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se diçka tjetër ka porositur në një faqe në internet dhe diçka tjetër ka marrë.

Ajo shkruan se i ka kërkuar faqes në fjalë, ku ka bërë porosinë që t’i niste porosinë që kishte bërë, por jo vetëm që nuk ka marrë përgjigje, por i kanë bërë edhe bllok.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ … Bera nje porosi online ne internet dhe me erdhi tjeter per tjeter …Pervec kesaj u kerkova qe te pakten ta nisin produktin perseri sepse e doja …Ata mir qe nuk kerkuan as ndjes po i keputen edhe nje bllok.’’
Krahas mesazhit që vajza e re ajo ka nisur në redaksinë e JOQ Albania ka nisur edhe disa foto të mesazheve ku dallohet bisedat që ka bërë.

E çka mund të thuhet është se tregtia online ka nevojë për një rregullator që personat mos të mashtrohen dhe faqet që tregtojnë online të jenë të licencuara.