“Nuk kam qenë gruaja, por shërbëtorja e shtëpisë”, Mirela kërkon lirinë pas 32 vitesh martesë

336
0

Mirela ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” për të kërkuar lirinë e saj. Në insertin prezantues të rubrikës nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo thotë se nuk është bashkëshorte, por shërbëtore në shtëpinë e saj.

Mirela: Kështu është kur je gjithë jetën e shtypur se s’i thua dot burrit një fjalë se të merr e të nxjeerr nga shtëpia. Unë nuk kam qenë gruaja e tij deri sot, kam qenë shërbëtorja e tij. Sot i ka ardhur fundi durimit. Kam ardhur të fitoj lirinë time.

Me hyrjen në studio, Mirela zhvillon një bashkëbisedim me moderatorin Ardit Gjebrea për të sqaruar më tej motivin dhe deklaratën e saj për burrin, Agronin.

Ardit Gjebrea: Po pse e ke ndierë veten të shfrytëzuar nga burri?

Mirela: Po e kam ndierë zoti Ardit se kjo do jetë një ëndërr për mua që kam ardhur sot në Klan.

Ardit Gjebrea: Që do të thotë?

Mirela: Kam qenë e shtypur nga burri.

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim e shtypur?

Mirela: Në kuptimin e fjalës. Liria e shprehjes nuk ekziston në shtëpinë time.

Ardit Gjebrea: Pse, ti nuk e thua mendimin tënd?

Mirela: Jo, jo, nuk merret mendimi im edhe ta jap. Nuk ma merr njeri për bazë.

Ardit Gjebrea: Sa vite ke martuar?

Mirela: Kam 32 për 33  vjet.

Ardit Gjebrea: Po shpejt je kujtuar!

Mirela: Po ja, më mirë vonë se sa kurrë.