Nuk ka shtet në botë ç’ti bëjë këtij soji o njerëz. Eshtë fara e prishur..

561
0

Me pesë rreshta mund ta përmbledhësh mentalitetin, kulturën, ligjin, shtetin… në Shqipërinë tonë.

Një burrë i bllokon rrugën shtëpisë së vëllait, duke e mbjellë me ullinj. Kunata ankohet, e padit dhe INUK vjen i shkul ullinjtë. Policia ndalon burrin që kundërshtoi me forcë dhe kërcënoi inspektorët. Pas një nate, policia e liron dhe burri me të vajtur në shtëpi, thërret djemtë për ndihmë dhe i thyen gjysmat e kockave kunatës, gruas së vëllait… 

Çfarë ndodh nëpër fshatra…

Fqinjët janë të gjithë në hasmëri sepse, burra si ky soji, i lënë tokat pa punuar, por fiqtë dhe ullinjtë i mbjellin mu në vijën e kufirit, që degët të hapen nga toka e komshiut. Burra si ky, e kullosin lopën dhe pulat në tokën e fqinjit. Burra si ky, kur punojnë tokët e tyre, gurët që pastrojnë i hedhin nga toka e fqinjit.

Nuk ka shtet në botë ç’ti bëjë këtij soji o njerëz. Eshtë fara e prishur, nuk dihet në cilën epokë!