8.5 C
Tirana

Nuk ka pushime në Europë per shqiptaret, BE e mbylur pas 1 korrikut, ja kush mund të rihapet

Date:

Share:

Dita e sotme duhej të ishte dita kur mund t’i riktheheshim planeve për udhëtime në vendet e Bashkimit Europian. Më 15 qershor Komisioni Europian doli me një rekomandim të qartë për hapjen e kufijve të jashtëm për vendet e Ballkanit Perëndimor nën argumentimin se rajoni kishte një situatë të ngjashme apo me të mirë se sa ajo në shtetet anëtare.

Por në dy javë u përmbys gjithçka, situata epidemiologjike u përkeqësua dhe Brukseli bëri një hap prapa.  Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, prej 1 korrikut e për të paktën dy javët në vazhdim do të mund të udhëtojnë vetëm shtetasit e Malit të Zi dhe Serbisë, vende që po raportojnë shifra më të ulëta ditore të rasteve me Covid-19.

Beogradi u bë pjesë e listës së 14 vendeve të sigurta, pavarësisht pretendimeve të argumentuara se autoritetet atje po fshehin bilancin real. Ndërkaq, sipas rekomandimit të Bashkimit Europian, shtetasit shqiptarë, ata të Kosovës e Maqedonisë së Veriut, nuk mund të udhëtojnë drejt shteteve anëtare.

Megjithatë nuk do të preken nga kufizimet kategori të caktuara; të tillë si shtetasit e Bashkimit Europian dhe familjarët e tyre, ata që kanë leje qëndrimi në shtetet anëtare dhe personat që duhet të kryejnë udhëtime për qëllime thelbësore.

Lista do të rishikohet çdo 14 ditë; e në varësi të situatës me pandeminë mund të hiqen e shtohen vende të reja.

Rekomandimi i Këshillit Europian nuk është detyrues e mbetet në dorë të shteteve anëtare ta implementojnë ose jo atë, e megjithatë duket askush nuk është i gatshëm të rrezikojë edhe nëse kjo do të nënkuptonte shpëtim të industrisë së turizmit.

Greqia, e cila një ditë para se Bashkimi Europian të konfirmonte listën e vendeve të sigurta, u shpreh e gatshme të hapte kufijtë për fqinjët shqiptar, pak orë më vonë ndryshoi qëndrim duke saktësuar se do të jenë vetëm shtetasit me leje qëndrimi dhe ata që kanë arsye thelbësore që do të kalojnë kufijtë helenë.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.