Nuk ka më Angli e Francë, Shqipëria merr masën drastike kundër emigracionit

1063
0

Nuk ka më Angli e Francë, Shqipëria merr masën drastike kundër emigracionit
Pëlqej
0
Policia ka vendosur të parandalojë emigrimin e shqiptarëve të mitur në drejtim të Italisë apo shteteve të tjera të Europës me qëllim marrjen azil atje apo kalimin për në Britaninë e Madhe.

Duke qenë se fëmijët ishin të mitur, ata duhet që të shoqërohen nga njëri prej prindërve deri sa të hyjnë në zonën shengen, shkruan Albeu.com.

Kështu, prindërit i dërgonin ata deri në Itali apo vende të tjera të BE-së dhe më pas ktheheshin duke i lënë fëmijët atje.

Policia ka arrestuar dy prindër me akuzën e braktisjes së fëmijës në Rinas duke i dhënë një goditje të fortë kësaj praktike.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të masave për frenimin e migracionit të paligjshëm, apo atë të azil kërkimit, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.Gj, 52 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi:

Më datë 16.09.2017, ka udhëtuar së bashku me djalin e tij të mitur A.GJ, 15 vjeç, drejt Italisë, dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali.

Po më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.S, 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi:

Më datë 30.09.2017, ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me djalin e tij të mitur F. S, 16 vjeç, dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali.