“Nuk janë parat e mia, dikush mi ka futur…”/ Ish-presidenti kapet në aeroport me çantën plot me para

2489
0

Ish presidenti i shtetit te Hondurasit, Manuel Zelaya ka deklaruar se u ndalua në mënyrë të padrejtë te premten në aeroportin ndërkombëtar të Toncontin, pasi në bagazhe iu gjetën 18 mijë dollarë, për të cilat thotë se nuk ishin të tijat.

“Unë nuk e di origjinën e atyre parave. Është e dukshme se dikush i ka vendosur ato në valixhet e mia. Unë kam udhëtuar mbi 400 herë dhe e di se nuk është e lejuar të transportosh një sasi aq të madhe parash. Është shumë e rëndësishme të hetohet se kush i vendosi paratë aty”, tha Zelaya në media.

Më herët ish presidenti zbuloi në rrjetet sociale se u ndalua në zyrën e emigracionit në aeroportin e Toncontin pas kontrollit të valixheve, por shton se nuk u arrestua.

Zelaya, i cili udhëhoqi Hondurasin nga viti 2006 në 2009 ishte një nga aleatët kryesorë të Hugo Chavez në Venezuelë. Ai u rrëzua nga ushtria në një grusht shteti në qershor 2009 ndërsa po përgatitej të mbante një referendum mbi rizgjedhjen presidenciale, për të cilin kundërshtarët e tij thanë se ishte një hile për të qëndruar në pushtet.

"Nuk janë të miat, dikush..."/ Ish-presidenti kapet në