Nuk ia ndjen fare, ja çfarë bënte Rama në Berat kur opozita ishte para kryeministrisë

Ne kohen kur në Tiranë ka nisur protesta e opozitës, pasi Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë dalë nga selitë e tyre Edi Rama ka qenë në transmetim live me ERTV nga Berati.

Në takimin me operatorët turistikë të qarkut te Beratit, kreu i qeverisë ka folur vetëm për turizmin dhe ngritjen e bujtinave në kuadër të programit “100 Fshatrat”. Kreu i Qeverise Rama me pas eshte shfaqur edhe ne nje dreke me banoret e zones duke shijuar edhe nje gote raki.

Me heret gjate aktiviteteve atje Rama ka folur edhe për shpëtimin e banesave karakteristike në këtë zonë të mbrojtur.

“Parafytyroni çfarë do kishin bërë fqinjët nëse do kishin Beratin dhe Gjirokastrën, më tregoni një rast të vetëm, në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Greqi, Bosnjë po të doni, që ka pasur dhe luftë, që një pasuri e tillë të jetë lënë me vite të tëra si u la Berati dhe Gjirokastra. Më tregoni një rast të vetëm, e të gjesh njerëz të varfër, familje që jetojnë falë emigracionit të fëmijëve të tyre, nuk ekzistojnë, e kam thënë atëherë e sot e rithem. Sot ka filluar kthesa”, tha Rama, duke pranuar se situata nuk ka krahasim me atë që ishte 4 vite më pare.

Kryeministri për asnjë moment nuk ka përmendur tubimin e opozitës, por çuditërisht ka folur për rakinë dhe verën, duke theksuar se qeveria do ndërtojë dy muze modernë në Korçë dhe Berat, duke kopjuar stilin japonez.

“Në Korçë do ndërtojmë muzeun kombëtar të rakisë. Do jetë një muze aktiv, njerëzit do vijnë, do shohin, do pinë, do dalin. Jemi duke diskutuar të mbledhim këtë konkurrentët e verës dhe të diskutojmë që të ndërtojmë një muze të verës shqiptare në Berat. Turistëve t’i tregojmë çfarë duhet, kush është pija tradicionale shqiptare. Siç kanë muzeun e çajit në Japoni që është një nga më të bukurit në botë ku qajnë, shprehin ngushëllime, gëzojnë dhe martohen”, theksoi shefi i qeverisë.

- Advertisement -

Një çift turistësh gjejnë 41 mijë euro në Durrës, i dorëzojnë në Policinë e Shkodrës

Një çift irlandez ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh. Sipas...

Dy tërmete të fuqishme godasin një tjetër shtet, lëkundjet ndihen deri në…

Dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 6.4 në Mianmar, lëkundje që janë ndjerë deri në Tajlandë e Kinë. Lëkundjet e para, siç shkruajnë mediat...

Rritja e papritur e monedhave të huaja, ja si u mbyll java në tregun valutor..

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.8 lekë në blerje dhe 99.8 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.