Nuk i zinte gjumi prej dy vitesh, kur hapin tavanin s’u besojnë syve nga ajo që shohin

2924
0

Raste të tilla janë të përhapura shumë dhe siç duket nuk paska surprizë më të madhe se sa kur zbulon atë që të kishte munduar prej kohësh.

Një zgjua masive e 80 mijë bletëve mbajti një çift zgjuar gjatë natës për dy vite.

Ngjarja ndodhi në Spanjë, ku çifti, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, vërejtën një zhurmë të çuditshme dhe të vazhdueshme në muret e dhomës së tyre të gjumit.

Për të parë se çafër ishte ata vendosën të shembnin një pjesë të murit, ku zbuluan se vetëm pak metra ku ata flinin, ishte një zgjua i madh bletësh.

Një bletar vendas u mor me marrjen e bletëve dhe ishte ai që përcaktoi se aty ndodheshin 80 mijë insekte, që shtriheshin në të gjithë gjatësinë e murit.

“Mu deshën shtatë orë për të bërë nxjerrjen për t’i çliruar ata dhe për t’i kthyer në male.

Ne e bëmë tërë procesin pa ndonjë problem,” tha ai.

Bletari duhej të përdorte një sistem të veçantë aspirimi për të thithur të gjitha bletët përpara se të lëvizte në mënyrë të sigurt.