Nuk eshte meme, kancelari Scholz shfaqet me sy të maskuar si pirat

92
0

Kancelari gjerman Olaf Scholz pësoi një incident pak ditë më parë pasi u rrëzua duke vrapuar. Mesa duket ai e ka marrë më sportivitet situatën duke postuar edhe një foto në rrjetet sociale edhe pse në fytyrën e tij duken qartë gërvishtjet dhe lëndimet.

“Mezi pres memet. Faleminderit për urimet, duket më keq se sa është!”, ka shkruar Scholz në X, ish-Twitter.

65-vjeçari gjerman pas rrëzimit u detyrua të anulojë të gjitha takimet që do të mbante. Sipas agjendës ai duhet të merrte pjesë në një event në shtetin qendror të Hessen-it, për shkak të zgjedhjeve më 8 Tetor.