Nuk e kishim parë kurrë me flokë të gjata, publikohet foto e vjetër e kryeministrit Rama

666
0

Kryeministri i vendit, Edi Rama njihet për pasionin e tij për artin dhe modën e shpeshherë komentohet për stilin unik në të veshur. Por mesa duket Rama ka qenë kështu që në fillimet e tij.

“Memorie.al” ka publikuar sot një foto të shumë viteve më parë e në të Rama shfaqet me flokë të gjatë, i veshur me pantallona kauboj, bluzë të zezë kombinuar me rripin dhe atlete, teksa pozon së bashku me miqtë e tij.

Kjo është hera e parë që kryeministrin e shohim me flokë të gjata përpos fotos ku ai vendosi paruke për filmin e ri të Ermal Mamaqit me titull “I love Tropoja”.