Në javën kulturore europiane dhe nën moton e Bashkimit Europian: “Të bashkuar në diversitet”, ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato zgjodhi të flasë në vetën e parë në “Dita Jonë” në A2 CNN, duke bërë të ditur deshirat e tij seksuale.
Teksa shpjegoi të gjitha projektet që BE po zhvillon me artistët në këtë javë, jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe dhe në Pilur të Vlorës, ambasadori solli në vëmendje ekspozitën fotografike me temë diversitetin, ku shfaqen foto mes dy meshkujsh dhe se kjo nuk duhet te jetë problem për fëmijët e shqiptarëve sipas tij.
“ Besoj se njerëzit e dinë që jam homoseksual, por nuk abuzoj me pozicionin që kam. U zhgënjeva pasi kemi patur vështirësi për të gjetur vendin ku do të organizohej, se njerëzit thoshin nuk do t’i tregojmë këto fotografi se kemi fëmijë, por ato janë foto me dashuri. Janë thjesht fotografi. Në Shqipëri duhet të arrihet ky ndryshim i mendësisë. Njerëzit të pranojnë larminë dhe mendoj që kjo do të japë efektin e vet. Kultura është mjet i fuqishëm për të tejkaluar kufijtë dhe prandaj e bëmë këtë në partneritet me artistët”.
Duke shpjeguar më tej deklaratën e tij publike mbi homoseksualitetin, Gonzato me sinqeritet rrëfeu në A2 CNN vështirësitë dhe tha se kjo nuk është kërcënim për njerëzit dhe nuk abuzon me pozicionin e tij.
“Mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju dhe ndjenjat që kam janë të njëjta me ju. Po ne jemi ndryshe, jemi me këtë diversitet dhe jemi edhe të njëjtë. Me pëlqen edhe ideja e ekspozitës ne kemi një thelb njerëzor dhe ju ndoshta e dini që unë kam qenë i martuar me një femër dhe më pas u martova me një burrë dhe problemet janë njësoj”.