Nuk do të presin Vitin e Ri, lajm i mirë për pensionistët: Bonusi i fundvitit jepet..

Bonusi i fundvitit i cili do të jetë në vlerën e 100 deri në 150 euro në varësi të masës së pensionit, do të shpërndahet  për të gjithë pensionistët në javën e dytë të dhjetorit. Lajmin e bëri të ditur vet kryeministri Edi Rama I cili theksoi se nga fondi i dedikuar prej 100 milionë euro do të përfitojnë rreth 724 mijë pensionistë.

“Deri përpara dy ose tre vitesh do të ishte e paimagjinueshme, ku 100 milionë Euro do të jepen për pensionistët. Pensionistët që i kanë pensionet deri 20 mijë Lekë të reja do të marrin 150 Euro dhe ata me pensione mbi 20 mijë Lekë të reja do të marrin 100 Euro. Dhe të gjitha këto para do të fillojnë të disbursohen duke filluar nga java e dytë e Dhjetorit”, tha Rama, shkruan A2 CNN.

Nga Bulqiza, ku mori pjesë në prezantimin e projektit për Parkun Tematik Retro “Divizioni” së bashku me zv.kryeministren Belinda Balluku, Kryeministri tha se po shihet mundësia e akordimit të një fondi shtesë që do t’i jap mundësinë e një bonusi të ri që do të ndahet në pranverë.

“Ky nivel i ri i ekonomisë tonë na jep mundësinë që përveç këtyre 100 milionë eurove të mund të nxjerrim edhe një fond tjetër për pensionistët një bonus tjetër që nuk ka qenë më parë që s’na e kanë lejuar mundësitë. Edhe me këtë bonus dhe sasinë e tij pensionistët do të njihen menjëherë brenda pak ditësh dhe me paratë që do të marrin para vitit të ri do të marrin informacionin e saktë sa do të marrin edhe në pranverë”.

Janë rreth 511 mijë pensionistë që do të marrin 150 euro si bonus në fundvit ndërsa për pjesën tjetër, vlera e bonusit do të jetë 100 euro. Përfshirë dhe pensionistët invalid, pensionet familjare apo dhe të parakohshme.  2025 pritet t’i gjej pensionistët me dy bonuse dhe dy indeksime brenda vitit, vlera e një pjese të të cilave pritet të bëhet e ditur në fund të dhjetorit.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.