Nuk do të mbani lotët, Rudina na preku të gjithëve me këtë histori. Kjo nënë nuk e kishte imagjinuar kurrë..

1201
0

Muenis Masha është një djalë 15-vjeçar, por jeta e tij ndryshon nga ajo e moshatarëve të tjerë. Fëmijëria e tij ka qenë mjaft e vështirë. Edhe pse vitet kalojnë, jeta e tij vazhdon ende sot e mbushur me sfida të vazhdueshme për të dhe familjarët e tij. I prekur nga autizmi, çrregullim të cilin prindërit e tij e zbuluan kur ai ishte vetëm 2 vjeç, do t’i përballte ata me një problematikë të vazhdueshme.

Nuk mjaftoi me kaq, por në vitin 2010, familja e tij zbuloi se Muenisi ishte prekur nga një sëmundje e rëndë siç është ajo e tumorit në tru. Diagnostikimi i kësaj sëmundje të vështirë ishte një goditje e rëndë për prindërit e Muenisit. Nëna e tij, Brixhida Muça, me përkrahjen e familjes së saj, nuk është ndarë asnjë moment prej djalit të saj.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi sfidat e përditshme me djalin e saj dhe se ka ndërmarrë një sfilatë për të dytin vit , të ardhurat e së cilës shkojnë për bamirësi në pavionin Onkologjik të Spitalit “Nënë Tereza”.