Nuk do ta besoni sa fanella të Ronaldos janë shitur në 24 orë

Juventus ka nisur të marrë përfitimet e para nga Kristiano Ronaldo, ndërkohë që ylli portugez nuk ka luajtur ndeshjen e parë me fanellën bardhezi.

“Yahoo Sports Italia” raporton se vetëm në 24 orët e fundit janë shitur 520,000 fanella në dyqanet zyrtare të Juventusit dhe “Adidas”-it.

Përkatësisht, 20,000 nga to janë shitur në dyqanet e Juventusit dhe Adidasit nëpër botë, kurse 500,000 në dyqanet zyrtare online.

Le ta marrim të mirëqenë që fanellat janë shitur me çmimin bazë të tregut, pra 104 euro. Për 520 mijë fanella “Zonja e Vjetër” do të përfitojë jo pak por rreth 54 milionë euro.

Ndonëse shumë tifozë u ngazëllyen nga transferimi 105 milionë euro i Ronaldos në Torino, nuk munguan as kritikat për shkak të moshës së yllit portugez.

Megjithatë transferimi po rezulton i mençur për shkak të potencialit marketues që ka emri dhe marka “Kristiano Ronaldo”.

- Advertisement -

Kupës së Botës 2026, kalendari me datat e ndeshjeve! Ja kur luan Shqipëria me Serbinë

U hodh sot në Zyrih të Zvicrës shorti i kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Shhorti i vuri kuqezinjtë e Shqipërisë në grupin K,...

Hidhet shorti i Euro 2024, ja Grupi me ke do te luaj Shqiperia ne Evropianin 2024

Diten e sotme ne oren 18:00 u hodh shorti per Euro2024 Shqiperia ndodhet ne grupin B dhe do te luaje me Italine, Spanjen dhe Kroacine Me...

Shqipëria vendos një rekord në historinë e futbollit

Kombëtarja e mbylli si e para si asnjëherë tjetër në grupin kualifikues të Euro 2024 dhe me një rekord pikësh, 15, po aq sa...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.