Skip to content

Nuk do ta besoni, ja kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

    Aktualisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Elbasanit, ka vijuar numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

    Siç e dini, në votimet e së dielës, shqiptarët patën mundësinë të votonin për partinë dhe për emrin e kandidatit për deputet në pjesën e listës së hapur.

    Aktualisht në rang kombëtar, numrin më të lartë të votave e ka ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj. Kandidati socialist ka siguruar deri më tani 10,410 vota.

    Ai ndiqet nga një tjetër ish-kryebashkiak socialist që la detyrën për të garuar për deputet. Bëhet fjalë për Tërmet Peçin e Tepelenës i cili ka grumbulluar 8,335 vota.

    Treshja e parë mbyllet me Hysni Buzalin, kandidatin e PS-së në Berat, që ka mbi 6,225 vota.

    Këto të dhëna janë paraprake dhe numërimi vijon, prandaj renditja mund të ndryshojë.