“Nuk do e harroj kurrë” Qytetari tregon pengun e jetës prej 50 vitesh, historia e dashurisë e cila nuk u kurorëzua dot: Dua vetëm ta..

6872
0

Historitë e dashurisë janë ato të cilat kanë frymëzuar shkrimtarët dhe artistët më të njohur, shumë prej tyre të bukura e pjesa tjetër të pa prekura, të trishta, e të pakurorëzuara.

Një qytetar tregon për “Aldo Morning Show” historinë e tij të dashurisë, e cila për fatin e tij të keq nuk u kurorëzua në martësë.

“E kam pengun e jetës, nuk do e harroj kurrë,” shprehet ai teksa kujton momentet e tij të dashurisë me vajzën të cilën sot e kësaj dite e ka në mendje dhe zemër.

Qytetari: Dua të tregoj një histori të jetës që e kam pengun e jetës. Kam mbaruar ushtrinë nga viti ’72-’74 në Marikaj të Tiranës. Kam pasur një shoqe aty që e admiroja dhe më admironte shumë. Ajo ishte punonjëse atje, po e admironim njëri-tjetrin pa masë. Mirëpo rrethanat e asaj kohe nuk na lejonin të bashkoheshim.

Aldo: Po pse?

Qytetari: Po atëherë merreshe parasysh biografia dhe gjëra të tjera të asaj kohe. Për 2 vjet kemi qenë shumë të dashuruar, po dashuri e sinqertë, jo dashuri kështu…Po më ka ngelur peng tërë jetën se nuk e kam takuar më dhe kam dëshirë të madhe për atë të di se si i ka shkuar jeta dhe po të më jepet mundësia vetëm të pi një kafe me atë dhe asgjë tjetër. Ka 50 vjet ajo punë.

Aldo: Po më vonë si u ndatë ju?

Qytetari: Po më vonë nga viti ’75 patëm nja dy takime sporadike dhe u ndamë nga arsyet e asaj kohe. Kishte familja e saj probleme në biografi.

Aldo: Po ke bërë kërkime?

Qytetari: Po kam bërë. Por, nuk mund të shkoj dhe të kërkoj më shumë për arsye se…

Aldo: Besoj se kjo zonja e dëgjon. A ke ndonjë detaj, ndonjë gjë të vogël sekrete që vetëm ju të dy e dini?

Qytetari: Unë di çfarë të them dhe nuk kam detaje. Di që jeton aty afër në periferi të Marikajt.

Aldo: Ma përshkruaj vendin ku jeni puthur për herë të parë që ajo ta kuptojë?

Qytetari: Jemi puthur mes dy pallatesh në një çadër. Më pas ajo priste interesimin tim. Po unë u spostova gradualisht, ndoshta jo në mënyrë të sinqertë, po u spostova pa prishur punë.

Aldo: Sa vjeç ishit?

Qytetari: Unë isha 22 vjeç, ajo ishte diku te 18-19 vjeçe. Nuk u pamë më. Dhe unë nuk jam interesuar për të mos rënë shumë në sy të jetës së asaj.

Aldo: Imagjino sikur edhe ajo të ketë kërkuar ty po kaq sa e ke kërkuar ti atë.

Qytetari: Thash unë cilësimi im për atë në mënyrë letrare është ‘pengu i jetës’.

Aldo: Çfarë do të ndodhë nëse ti e shikon nesër, pasnesër diku?

Qytetari: Dua vetëm t’i jap një përqafim dhe asgjë tjetër.

Aldo: E ke në mendje akoma?

Qytetari: Po, po nuk e harroj thashë e kam peng gjithë jetën.

Aldo: Sa histori të tilla, sa pengje të tilla mund të ketë. Nuk ka se për të ndodhur gjë, asgjë s’do të ndodhë, por që imagjino të kalosh një jetë të tërë duke pasur në kokë një njeri të cilin ti e ke dashur dhe nuk ke mundur më. Kushedi se si do të kishte vajtur jeta e këtij njeriu, por edhe e asaj zonjës e cila tani mund të jetë gjyshe ose stërgjyshe, kush e di. Dhe në fund është ajo shprehja e njohur “eh sa filma janë bërë me këto”.