Nuk deklaroi 17 380 euro në kufi, 57-vjeçari e peson keq

203
0

Policia në piken kufitare Kapshticë ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të parave në kufi.

Një shtetas me inicialet O. M i janë sekuestruar 17.380 euro të padeklaruara, duke bërë që ky person të procedohet penalisht.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.  

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.” – njofton policia.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.