Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, Edi Rama jep lajmin e shumëpritur

725
0

Kreu i qeverise, Edi Rama në një video-mesazh nga Berlini pas takimit me Angela Merkel, ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Gjermani lidhur me njohjen e patentave.

Sipas tij, në muajin shkurt një ekip nga ministria e Transportit të Gjermanisë do të vijë në Tiranë ku do të bëhë edhe një raport për këtë çështje. Rama u shpreh besimplotë se ky problem do të marrë zgjidhje shumë shpejt.

“Duke qenë se shumë miq këtu në këtë faqe më kërkuan të ngre me kancelaren çështjen e njohjes së patentave të drejtimit të automjeteve në Gjermani dua t’ju jap lajmin e mirë se në shkurt vjen një ekip i Ministrisë së Transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport për Berlinin zyrtar lidhur me këtë kërkesë.

Kjo është një kërkesë e kahershme dhe Shqipëria e ka bërë prej kohësh. Duke qenë se në Berlin mikun e kemi më të fortë se kurrë unë kam besim se këtij halli të shqiptarëve në Gjermani po i vjen fundit”, u shprehj Rama.

Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit ishte edhe mbështetja për integrimin nga Gjermania, ku Rama e ritheksoi me shpresën për hapjen e negociatave në mars.