Njoftohet ndërtimi i hekurudhës Shqipëri-Greqi

Shqipëria dhe Greqia do të lidhen mes tyre me një sistem hekurudhor për transport udhëtarësh dhe mallrash me një linjë që nis në Kristalopigi pranë Follorinës dhe vazhdon deri në Pogradec.

Më tej lidhja hekurudhore vazhdon me rrjetin ekzistues në Shqipëri dhe atë në Greqi duke bërë të mundur që lëvizjet të kryhen në të gjitha zonat që dy vendet mbulojnë me hekurudha.

Krijimin e kësaj linje hekurudhore të gjatë 130 kilometra e njoftoi Bashkimi Evropian. Në Gazetën Zyrtare të BE është publikuar Deklarata e Procedurës së Hapur për Kontratën e Shërbimit për zbatimin e vlerësimit dhe përzgjedhjen e investimeve në kuadër të projektit të titulluar “Iniciativa për përmirësimin e transportit ndërkufitar përmes lidhjes hekurudhore midis Krystalopigi dhe Pogradecit” me akronimin ‘Hekurudha CB’.

Bazuar në këtë projekt, po bëhen studimet e nevojshme për ndërtimin e linjës së munguar midis dy vendeve.

Ky projekt është pjesë e projektit “CB RAILWAY” i cili synon të zhvillojë një plan të përbashkët strategjik investimi për lidhjen e Greqisë dhe Shqipërisë, përmes një linje të re hekurudhore në perëndim nga Krystallopigi në Pogradec dhe juglindje deri në Aeroport, me një gjatësi totale prej rreth 130 km, thuhet në dokument.

Projekti bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe nga Burimet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse në “Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Interreg” Greqi – Shqipëri “2014 – 2020”.

Presidenti dhe CEO i Hekurudhave Greke ERGOSE, Christos Vinis në prononcim sot për mediat e Athinës u shpreh: “Projekti ka të bëjë me ndërlidhjen e Greqisë me Ballkanin dhe Evropën hekurudhore. “Ky është një tjetër hap vendimtar drejt arritjes së qëllimit kombëtar për ta kthyer Greqinë në një qendër rajonale për sektorin e logjistikës dhe transportit në rajonin e më gjerë”.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.