Skip to content

Njoftimi i MEPJ Greqia hap kufijtë per te gjithe shqiptaret, ja çfarë duhet të keni për të udhëtuar drejt shtetit fqinj

    Ministria e puneve te jashtme Jashtme ka konfirmuar lajmin që qarkulloi disa orë më parë se Greqia ka hapur kufijtë me Shqipërinë.

    Sipas njoftimit të Ministrisë, nga dita e sotme do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

    Ndërkohë, Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7 korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona. Për të udhëtuar drejt shtetit grek qytetarët duhet të kenë protokollin PLF dhe testin PCR ose certifikatën e vaksinimit.

    Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1 korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

    Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7 kkorrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.

    Vazhdon të kërkohet:

    PLF

    PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).

    Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë:

    • Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë)

    • Qafbotë: 250 vetë (🕗 08:00 me 16:00)

    • Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).