Njoftimi i fundit/ Shtyhet data për regjistrimin në arsimin fillor dhe të mesëm

178
0

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur të shtyjë deri më 10 shtator afatin e regjistrimit në arsimin fillor dhe të mesëm për vitin shkollor 2023–2024.

Afati i fundit i regjistrimit mbetet 30 shtatori për shkollat e mesme profesionale dhe gjimnazet me kohë të pjesshme.

Ministria u ka dhënë mundësi prindërve disa herë këtë vit që të vijojnë regjistrimin e fëmijëve në klasat e para dhe të dhjeta nëpërmjet portalit e-Albania.

Afati i mëparshëm për shkollat fillore ishte 1 shtatori.

Procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 10.09.2023 ora 23:59.

Regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59,” njoftoi Ministria e Arsimit.