Ambasada gjermane në Tiranë ka bere nje njoftim të gjithë qytetaret shqiptarë që kanë leje për udhëtim drejt Gjermanisë si rezident apo me leje pune se vijon të qëndrojë në fuqi karantinimi për 14 ditë dhe testi i COVID-19.
Permes një njoftimi në facebook, Ambasada Gjermane në Tiranë informon se me të mbërritur në Gjermania qytetarët mund ta kryejnë testin e COVID-19 falas brenda 72 orëve.
Sipas Gjermanisë, Shqipëria vijon të jetë në një zonë rreziku dhe për këtë karantinimi dhe testi COVID-19 janë të detyrueshëm për të gjithë qytetarët që hyjnë në territorin gjerman.
“Vlen edhe më tej Detyrimi për karantinë dhe testi i koronavirus për udhëtarët nga Shqipëria. Meqenëse Shqipëria vazhdon të kosiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë).
Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri. Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane.
Vendet e BE e kanë shtyrë mbylljen e kufijve për vendet e treta që nuk janë pjesë e saj deri më 14 shtator.