Skip to content

Njoftim i rëndësishëm për ata që i skadon dokumenti e identifikimit brenda këtij viti

    Zevendës ministrja e Brendshme Rovena Voda tha ditën sotme se për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që u skadojnë dokumentet e identitetit brenda vitit, është përcaktuar një radhë për aplikimet si më poshtë

    Kartat ID të prodhuara në muajt JANAR, SHKURT, MARS, PRILL 2009

    Aplikimi deri në 31 Tetor 2019

    Kartat ID të prodhuara në muajt MAJ, QERSHOR, KORRIK, GUSHT 2009

    Aplikimi deri në 30 Nëntor 2019

    Kartat ID të prodhuara në muajt SHTATOR, TETOR, NËNTOR, DHJETOR 2009

    Aplikimi deri në 31 Dhjetor 2019

    Teksa kreu një inspektim në ambientet e ADISA-s në Njësinë Nr. 6 Tiranë, ku aplikohet për dokumente identiteti biometrike Voda tha se kjo ndarje e re duhet respektuar pasi përndryshe, personat që kapërcejnë afatet, do të mund të aplikojnë vetëm në janar 2020.