Njoftim i rendesishem nga Konsullata Shqiptare në Milano

3866
0

Konsullata e Përgjithshme e RSH në Milano ka bere nje njoftim te rendesishem per qytetaret

NJOFTIM

Të nderuar bashkëatdhetarë,

duke marrë parasysh fluksin tejet të lartë të kërkesave tuaja për aplikim për pasaportë dhe kartë ID, ofrimin e shërbimeve të tjera konsullore, si dhe emergjencat që paraqiten në disa raste, Konsullata e Përgjithshme e RSH në Milano ka ndryshuar orarin e paraqitjes në Përfaqësi nga ora 08.00 deri në orën 20.00.

Të gjithë qytetarët që janë njoftuar nëpërmjet e-malit për datën e takimit do ti garantohet shërbimi brenda ditës, në po atë datë.

Nisur nga fluksi tepër i lartë dhe mbingarkesa në numrin e shërbimeve që kërkohen dhe ofrohen në Konsullatë, këshillohet që të mbahet në vëmendje nga qytetarët që jetojnë jashtë zonës së Lombardisë, të kenë fleksibilitet në biletat e kthimit në vendbanimet e tyre si pasojë e vonesave dhe paparashikueshmërisë së orareve të pasdites.

Gjithashtu, duke pasur si prioritetin tonë maksimal zvogëlimin në mënyrë të ndjeshme të kohës së pritjes për marrjen e shërbimit, kërkojmë bashkëpunimin tuaj lidhur me:

  • Korrektesën në paraqitjen e dokumentacionit të detyrueshëm të kërkuar paraprakisht (Pasaportë, Kartë ID dhe faturën e pagesës të kryer paraprakisht ne Bankë ose të paraqiteni të pajisur me Bankomat, Poste Pay ose Kartë krediti).

Gjithashtu, në kuadër të angazhimit për rritjen e cilësisë së shërbimit si dhe lehtësimit të procedurave konsullore, dëshirojmë t’ju komunikojmë se fillon shërbimi postar edhe për shpërndarjen e Kartave të Identitetit. Ky shërbim i ri do ju kursejë ndjeshëm distancat dhe kostot që rrjedhin nga paraqitja e detyruar fizike në sportelet e Konsullatës për aktivizimin e kartës nëpërmjet ri-marrjes së shënjave të gishtërinjëve.
Tashmë aktivizimin e kartës suaj ID mund t’a kryeni në momentin e parë që do të shkoni në Shqipëri në çdo zyrë aplikimi për pasaporta në vendin tuaj të banimit.

Keni angazhimin tonë maksimal për zgjidhjen e çdo çështje prandaj kerkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim nga ana juaj.

Vetëm të bashkuar dhe në harmoni mund t’ja dalim për ta përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë situatë emergjente.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, ju mirëpresim në Konsullatën e RSH Milano.