Njoftim i fundit i palës greke, ja çfarë duhet të kenë me vete për të kaluar kufirin me Greqinë?

403
0

Pala greke ka njoftuar se fundmi të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin se duhet të kenë formularin PLF, certifikatën e vaksinimit ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës, ose testin anti-covid i cili është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

Njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë. Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anti-covid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.