Njihuni veprimin më të neveritshëm që ka ndodhur në Spitalin e Shkodrës

664
0

Të jesh i sëmurë në spitalin e Shkodrës është një problem më i madh se vetë sëmundja apo të qënit pacient atje. Në vend që të mbajnë mendjen tek se si të bëhen mirë pacientët dhe familjarët duhet që të jenë të fokusuar në një tjetër problem tashmë shqetësues jo vetëm për ta por edhe personelin mjekësor.

Netët e fundit në mjediset e brendshme të spitalit një person i paidentifikuar gjatë orëve të natës është futur brenda duke lëvizur në disa reparte të ndryshme dhe aty ku ka mundur i ka vjedhur paratë familjarëve dhe pacientëve, raporton ShkodraNews.

Në momentin e vjedhje pacientët kanë qenë në gjumë në disa prej dhomave në reparte të ndryshme dhe në këtë mënyrë hajduti ka përfituar duke vjedhur para në çantat e të sëmurëve. Pasi ka kryer vjedhjen ai është larguar me shpejtësi.

Pacientët pasi janë zgjuar kanë marrë për të parë për paratë e tyre për të blerë ndonjë gjë por e kanë patur të pamundur për shkak të vjedhjes nga hajduti në fjalë. Në fakt kjo nuk ndodh për herë të parë dhe është kthyer në një shqetësim që nuk po gjen një zgjidhje dhe nga ana tjetër bën që tashmë pacientët dhe familjarët e tyre të qëndrojnë gjithë frikë./ShkodraNews