Njihuni me shqiptarin me 2 gra dhe 7 fëmijë: I ndaj 5 ditë njërën dhe 5 tjetrën, nuk janë…

Ai quhet Iliaz Laskaj nga Peshkopia, dhe në vitin 2001 u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që sëshpejti të bëhet baba për herë të 8.

“Martesa ime e parë qe me Anifen, por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna, Anifja na bëri për herë të parë prindër. “, thotë Iliazi.

GAZETARJA: Anife si e prite vendimin e Iliazit?

A.LASKAJ: Kur më tha që do mar nuse tjetër pasi unë nuk bëja fëmijë, i thash Iliazit unë nga këtu nuk iki. Kështu vendosëm që të vinte Manushaqja, deri më tani shkojmë shumë mirë. GAZETARJA: Manushaqe si ishte dita e parë nuse në këtë shtëpi. Çfarë mendove kur more vesh që Iliazi e kishte një grua në shtëpi?

M.LASKAJ: Unë jam ndjerë shumë mirë që në ditën e parë. Kur më thanë që Iliazi ishte i martuar nuk mendova gjë. Për herë të parë Iliazin dhe Anifën i pashë kur erdhën më kërkuan dorën. GAZETARJA: Si i ndani punët bashkë? M. LASKAJ: Deri më tani nuk i ndajmë punët kush ka fuqi i bën.

GAZETARJA: Iliaz kë do më shumë nga dy gratë? I.LASKAJ: Të dyja i dua shumë, nuk ka dallim.

GAZETARJA: Si i ndan? I.LASKAJ: Me radhë. 5 ditë njëra 5 ditë tjera. GAZETARJA: Ndodh që të flesh me ndonjërën 6 ditë? I.LASKAJ: Po ndodh pasi ka raste sëmuret ndonjëra. GAZETARJA: A bëhen xheloze? I.LASKAJ: Po të ishin bërë xheloze nuk do të rrinim 13 vite bashkë.

Selishta, ky fshat i largët 6 muaj të vitit është i bllokuar nga bora. Të ardhurat e familjes ai Ii siguron nga bimët medicinal që ndodhen në mal. Jeta për 11 anëtarët e kësaj familje është vështirë. Vajza më e madhe e shtëpisë Blerina, veten e shikonte gjithmonë si mësuese. Sot ajo duhet të ishte në vitin e parë të shkollës së mesme, por gjendje ekonomike e ndërpreu ëndërrën e saj në mes. Në emër të familjes 13 vjeçarja kërkon ndihmë.

“ Unë jam Blerina duhet të isha në shkollë të mesme por babi nuk ka para të çojë në Peshkopi për të vazhduar shkollën. Lutem që dikush të na ndihmojë. “

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.