Njihuni me fshatin shqiptarë me 5 banorë. I riu: Dua nje nuse që ta populloj sërish!

Zbrazja e fshatrave është një fenomen trishtues në Shqipëri.

I tillë është edhe fshati Sirikat në Sarandë i cili ka vetëm 5 banorë.

Një ndër 5 banorët është dhe një 34-vjeçar i cili refuzon të largohet nga fshati.

“Pse të iki, kam dhe një punë këtu, nuk jam keq”-kanë qenë këto fjalët e një të riu që nuk ka braktisur fshatin Sirikat të Sarandës.

Vangjeli është i vetmi i ri që nuk është larguar nga vendi i tij. Përveç 34-vjeçarit në Sirikat jetojnë edhe 4 banorë të tjerë të cilët janë të moshuar.

34-vjeçari jeton me prindërit dhe nuk është martuar, ndërsa konsiderohet si “shpresa e vetme” që mund të popullojë Sirikatin.

Prej dekadash, problem për banorët është amortizimi i rrugës. Rruga e cila nga Saranda duhet të zgjaste rreth 15 minuta shkon 1 orë.

Ndërkohë, Urania nëna e Vangjelit që është 65 vjeçe ndjen nostalgji për kohën kur fshati ishte i populluar, ndërsa për të mos u ndjerë vetëm përpiqet të mbushë kohën me punët e shtëpisë.

“Me punët e shtëpisë, me bagëtitë, kopshtin. Jam vetë dhe vajzë e vetme jam. 2 shtëpi kanë ngel, ca ikën në Greqi disa të tjerë poshtë te varrezat, kanë vdekur, kisha prindërit edhe ata vdiqën”-është shprehur ajo.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.