Njihuni me dy kryebashkiakët më të pasur në Shqipëri, fabrika, hotele, magazina dhe pallate

626
0

Majlinda Bufi dhe Gjon Gjonaj sheikët e pushtetit vendor.

Edi Rama tradhton të varfrit, njerëzit më të pasur i bëri kryebashkiakë, ministra, deputetë dhe drejtorë, vetëm drejtësia e re mund të shkatërrojë rrjetin okult që po pasurohet duke varfëruar Shqipërinë

Partia Socialiste nuk përfaqëson më shtresën e varfër dhe të mesme në Shqipëri. Njerëzit e saj në çdo nivel drejtues janë më të pasurit, me një hendek të jashtëzakonshëm me popullin. Dy kryebashkiakët më të pasur në Shqipëri janë përfaqësues të Partisë Socialiste.

Nuk bëhet fjalë për dy bajlozët Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini, por për dy kryebashkiakë të bashkive të vogla. Kreu i Bashkisë së Pukës Gjon Gjonaj dhe kryetarja e Bashkisë dhe kryetarja e Bashkisë së Roskovencit Majlinda Bufi kanë një pasuri prej disa milionë euro secili.

A mund t’i përfaqësojnë qytetarët e varfër këta njerëz? Si e kanë bërë gjithë këta pasuri? Çfarë i ka shtyrë drejt pushtetit kur paskan qenë kaq të suksesshëm në biznes?

Përgjigjen e di vetëm Edi Rama, i cili ka propozuar më të pasurit të bëhen kryebashkiakë, ministra, deputetë dhe drejtorë. Shqiptarët do ta mësojnë përgjigjen vetëm pasi drejtësia e re të verifikojë burimin e pasurisë të të gjithë pashallarëve që Edi Rama ka ngjitur në pushtet apo që mban afër pushtetit.

Kreu i Bashkisë së Pukës Gjon Gjonaj ka hotel-turizmin e Pukës me vlerë 1 650 000 euro, një fabrikë mermeri me vlerë 1 800 000 euro, një magazinë frigorifer me vlerë 1 450 000 euro, disa vila dhe apartamente. Nuk ka asnjë informacion për origjinën e kësaj pasurie. Kryetarja e Bashkisë së Roskovencit Majlinda Bufi thotë se pasuari e saj e ka burimin nga emigracioni. A mund të mund të krijohet e gjithë kjo pasuri nga emigracioni? Çdo shqiptar e di se sa fiton në emigracion.

Kryetarja e Bashkisë së Roskovencit Majlinda Bufi

Lokal 2 kate 640 m2, Roskovec, me vlerë 18 000 000 lekë. – Apartament banimi, 320 m2, Roskovec, me vlerë 9 000 000 lekë. – Tokë are 3120 m2, Roskovec, me vlerë 7 500 000 lekë. – Tokë are, 1665 m2, Roskovec, me vlerë 710 526 lekë. -Tokë are 1850 m2, Roskovec, me vlerë 789 473 lekë. -Dyqan 42.5 m2, Roskovec, me vlerë 5 500 000 lekë.

-Tokë, truall e kabinë 213 m2, Roskovec. -Bashkëshorti porosi për ndërtim lokali, kati i dytë 311.3 m2 në vlerën 435 820 euro. -Bashkëshorti objekt “Oficina e re” plus kabine elektrike, me vlerë 4 000 000 lekë objekti dhe 2 000 000 lekë trualli. -Bashkëshorti trualli i oficinës 1509 m2, me vlerë 482 880 lekë. -Bashkëshorti porosi për dyqan kati përdhes plus garazhe, me vlerë 100 000 euro. -Bashkëshorti porosi prenotim zyre 82.3 m2 me vlerën 75 000 euro. -Bashkëshorti porosi për apartament 164.45 m2 me vlerën 55 000 euro.

Bashkëshorti kontratë për ndërtim apartamenti 146 m2 në Tiranë, 116 800 euro. -Bashkëshortët blerë pesë apartamente animi në lagjia Apollonia, Fier me sip. 125.5 m2, 41.05 m2, 18.57 m2, 19.10 m2, 21.28 m2. -Bashkëshortët blerë tre apartamente, Fier me sip. 20.19 m2, 19.10 m2, 21.07 m2. -Bashkëshortët shtesë në ndërtim në objektin godinë ekonomike 3 kate + 1 kat nëntokë me sip. ndërtimi 574.2 m2 në Roskovec. Vlera e ndërtimit 7 094 284 lekë. -Bashkëshorti, pakësim pasurie 3 m2 për vlerën totale 390 000 euro, nga revokimi i kontratës së shitjes sendi në të ardhmen me shoqërinë Ardit-06 shpk.

Kthim i shumës së paguar për blerjen e një lokali në lagjen “29 Nëntori”, Fier me sip. 311.3 m2, 366 253 euro. Kthim i shumës së paguar për blerjen e një lokali në lagjen “29 Nëntori”, Fier me sip. 311.3 m2, 3 000 000 lekë. -Bashkëshorti, pakësim tokë are me sip. 3 120 m2 e datës 11.06.2007, të cilës i janë zbritur 120 m2 nga azhornimi prej ZRPP. -Bashkëpronësi në një godine ekonomike 574 m2, ndërtuar pas prishjes së një magazine në Roskovec, 7 203 702 lekë. -Blerje autoveture, 17 600 euro. -Bashkëshorti, blerje trualli me sip. 257 m2 në Roskovec, 128 243 lekë.

Bashkëshorti, blerje ap. me sip. 87 m2, 2 480 000 lekë. -Bashkëshorti, blerje njësie, sip. 30 m2 në Pogradec, 1 050 lekë. -Gjendje cash në shtëpi në vlerën 20 000 000 lekë. -Autoveturë tip BENZ MERCEDES, me vlerë 1 500 000 lekë. -Bashkëshorti aksione në shoqërinë Anbi shpk si ortak i vetëm në vlerën 31 800 000 lekë. -Dhënie huaje pale të tretë në vlerën 2 150 000 lekë. -Shtesë në objektin tip godinë ekonomike 3 kate + 1 kat nëntokë, me sipërfaqe ndërtimi 574,2 m2 në

Roskovec, me vlerë të ndërtimit 4 035 115 Lekë. -Bashkëshorti, 929 112 Lekë nga paga si administrator i shoqërisë Mariva Sh.p.k -Bashkëshorti, 23 612 Lekë nga interesat bankare. -Bashkëshorti, 23 612 Lekë nga interesat bankare. -Bashkëshorti, 3 166 500 Lekë nga dhënia me qira e objekteve me porosi. Bashkëshorti, 1 816 460 Lekë nga shoqëria Mariva Sh.p.k, si kthim i shumës hua.

Shtesë me 85 265 Lekë në llogarinë personale.Kartë debiti 4 003 Lekë. -Bashkëshorti, shtesë me 63 612 Lekë në llogarinë e depozitës. -Bashkëshorti, shtesë me 63 612 Lekë në llogarinë e depozitës. -Bashkëshorti, pakësim me 6 949 Lekë në llogarinë rrjedhëse. -Bashkëshorti, shtesë me 5 092 412 Lekë në llogarinë rrjedhëse. -Bashkëshorti, pakësim me 136 007 Euro në llogarinë rrjedhëse.

Bashkëshorti, shtesë me 40 805 Euro në llogarinë rrjedhëse. -Bashkëshorti, pakësim me 52 USD në llogarinë rrjedhëse. -Bashkëshorti, pakësim me 8 USD në llogarinë rrjedhëse. -Bashkëshorti, pakësim me 12 629 Lekë në llogarinë rrjedhëse. -Bashkëshorti, llogari depozite pranë Credins Bank me gjendje 90 000 Euro. -Bashkëshortët, pakësim i gjendjes cash me 2 854 308 Lekë. -Bashkëshorti, aksioner i vetëm i shoqërisë Mariva Sh. p. k. me vlerë aksionesh prej 100 000 Lekë.

Kreu i Bashkisë së Pukës Gjon Gjonaj

Pronar me 50 % i Hotel-Turizmi, Pukë, vlera 1 650 000 euro. -Pronar me 50 % i një magazine frigorifer 10 000 m2, Kurbin vlera 1 450 000 euro. -Pronar me 34 % i një impiant karriere për nxjerrje mermeri fshati Kolosjan Kukës, vlera 1 800 000 euro. -Shtëpie dykatëshe 197.5 m2, toke arë me sip. 3096 m2, plus lokal. 112 m2, plus magazine+servil 90 m2, në Xhafzotaj, Durrës, vlera e pronës 300 000 euro.

Shtëpi banimi 146 m2 në fshatin Luf njësia Qerret Pukë, vlera 3 000 000 lekë. -Pronar i një shtëpie banimi 148 m2, vlera 88 800 euro. -Pronar i 2 apartamenteve me sip. 158 m2, vlera 86 900 euro. -Pronar i 2 apartamenteve. 150 m2 në Tiranë, vlera 90 000 euro. -Pronar i një garazhi 45 m2, vlera 11 250 euro.

Shtëpi banimi 100 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë, vlera 1 000 000 lekë. -Tokë bujqësore 3000 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë, vlera 1 500 000 lekë. -Tokë arë 6500 m2, në fshatin Luf njësia Qerret Pukë , vlera 1 200 000 lekë. -Tokë arë 16 044 m2 në Barbullojë, Lezhë, vlera 64 176 000 lekë.