1.5 C
Tirana

Njihuni me djaloshin shqiptar 6-vjeçar që flet 7 gjuhë

Date:

Share:

Amar Lenjani nga Karaçeva, fëmija superior me koeficient të inteligjencës 131.
Telefonin e mban në dorë në mënyrë që të arrij të identifikoj të gjitha flamujt e shteteve që i gjen në bazë të aplikacioneve telefonike.

Amar Lenjani gjashtë vjeçari nga Karaçeva e Kamenicës është fëmija superior i cili di të flas 7 gjuhë të botës, raporton T7.

Përpos shqipes dhe anglishtes gjuhë e veçante për të janë edhe rusishtja e greqishtja.

Amari i cili duket se është poliglot di edhe të shkruaj shumë mirë gjuhët që i flet.

“Flas anglisht, gjermanisht, rusisht, greqisht, indisht, portugalisht, serbisht”, ka treguar Lenjani.

Ai madje edhe pse është gjashtë vjeçar arrijnë të di se kush udhëheq me qeverinë e kush është president i Kosovës.

“Kryeministër i Kosovës është Ramush Haradinaj, e presidenti është Hashim Thaçi”, ka thënë Amari.

Gjashtëvjeçari superior di që alfabetin e gjuhës angleze të shprehë edhe me gjuhën e shenjave.

Vijimi i mësimeve në klasën e parë tashmë për të nuk është interesant sepse ai ka dëshirë të jetë dy klasa më lartë se sa që është aktualisht.

“Unë du me shku në klasë tretë se aty mëson ma shumë matematik, e klasa e parë nuk është shumë e mirë”, është shprehur gjashtë vjeçari.

E kjo është vërtetuar edhe nga psikologët të cilët i kanë matur atij inteligjencën.

Inteligjenca e gjashtë vjeçarit është 131 IQ.

Prindërit tregojnë që djali i tyre ishte i veçantë qysh kur ishte edhe më i vogël.

“Amari kur ka qenë katër vjeçar ka ditë të shkruaj e të flas anglisht po edhe shqip. Në fillim na ka fol veç anglisht, për neve ka qenë e vështirë sepse ne jo krejt e kemi ditë anglishten”, ka treguar për T7 nëna e Amarit, Valmira.

Madje ajo tregon se rekomandimi i mësueses së Amarit ishte që të bënte një test psikologjie.

“Kur Amari ka nis shkollën, klasën e parë mësuesja ka pas me të probleme se nuk iu ka dok shkolla interesant e as mësimet. Mësuesja e ka vrejt që Amari është ma i veçantë se nxënësit e tjerë edhe na ka rekomandu me çu me ja bo një test. Testi i inteligjencës i ka dal 131 IQ, e që e bënë këtë fëmijë superior”, ka thënë Valmira Lenjani.

Dëshira e Amarit është që kur të rritet t’i shërbej atdheut nën uniformën e ushtrisë së Kosovës.

“Unë kur të rritem du me u bo ushtar”, shprehte vazhdimisht këtë dëshir gjashtë vjecari.

Amari i cili ligjërisht gëzon moshën gjashtë vjeçare sipas raportit mjekësor ai duhet të jetë 8.10 vjec.

Fëmijët si Amari në Kosovë janë të rrallë por që kanë mungesë të përkrahjes institucionale.]

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.