Skip to content

Njihuni me çiftin që kanë 10 fëmijë: Duam akoma më shumë

    Dikur një familje me shumë fëmijë ishte normale, por sot ndodh shumë rrallë. Megjithatë një çift në Lincolnshire duket se i do shumë fëmijët dhe janë prindër të 10 fëmijëve.

    Për këtë arsye mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje familjes së Clive dhe Olive Andrews të cilët duhet të kujdesen për 10 fëmijë.

    Familja e tyre është shfaqur në emisionin “Big Family Values: More Kids than Cash”, ku kanë treguar pamje nga shtëpia dhe sesi është jeta e tyre e përditshme.

    Familja Andrews kanë shumë rroba sa një dhomë e kanë shndërruar në garderobë.

    Ata kanë treguar se harxhojnë 1000 paund në muaj për ushqim dhe megjithatë kanë dëshirë të bëjnë më shumë fëmijë.

    Fëmija më i madh i familjes është 17 vjeç ndërsa më i vogli 5-muajsh.