Njihuni me 10 kuriozitetet më të mëdha të botës që do ju lënë me gojë hapur

578
0

Gjeografia është një shkencë që ndryshon vazhdimisht si nga efektet politike ashtu edhe nga shkaqe natyrore. Në botë ekzistojnë shumë dukuri të rralla, situata gjeografike të çuditshme dhe të dhëna kurioze që me raste nuk kanë një origjinë të qartë. Ja 10 faktet që na kanë tërhequr vëmendjen.

Emri i një qyteti më i shkurtër në botë.

Emri i qytetit më të shkurtër në botë nuk është A. Në të vërtetë ekzistojnë shumë vende të quajtura O madje edhe Y.

Shteti më i vogël në botë.

Vatikani nuk është vendi më i vogël në botë. Nëse do të konsideronim shtrirjen si masë vlerësimi vendi më i vogël në botë do të ishte sovrani ushtarak Urdhri i Maltës sepse nuk ka territor, përveç atyre të ndërtesave që zotëron në Romë si dhe disa privilegje jashtëterritoriale.

Kufiri më i shkurtër në botë.

Kufiri më i shkurtër në botë është ai që ndan Penon de Velez de la Gomera, Spanjë nga Maroku. Është vetëm 85 metra. Deri në vitin 1934 ishte një ishull, por një stuhi e fortë mbushi me rërë hapësirën që ndante tokën duke e shndërruar në gadishull.

Liqeni që nuk i përket askujt.

Liqeni Kostanca nuk i përket zyrtarisht askujt. I pozicionuar mes Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë, në të vërtetë kufijtë e çdo vendi shkojnë deri tek brigjet e liqenit dhe kurrë nuk është vendosur një traktat ndarjeje. Zvicerianët pohojnë se kufijtë e ndajnë liqenin në tri pjesë, austriakët e konsiderojnë si pjesë të përbashkët dhe gjermanët nuk kanë asnjë lloj qëndrimi zyrtar.

Bashkëpronësia më e vogël dhe më e vjetër në botë.

Bashkëpronësia më e vogël dhe njëkohësisht më e vjetër është ishulli i Fazanëve, i poziconuar në grykën e lumit Bidasoa, sovraniteti i të cilit është i ndarë mes Spanjës dhe Francës. U vendos në vitin 1659 dhe që në atë moment u firmos traktati i Pirenejve që i jepte fund luftës franko-spanjolle dhe vendosi kufijtë mes dy vendeve. Në ishull është ngritur një monument që kujton traktatin, por që askush nuk është i autorizuar ta vizitojë. Për më tepër bashkëpronësia nuk është e njëkohëshme, por alternative. Franca e zotëron për 6 muaj dhe Spanja për 6 muajt e tjerë.

Vendi që ka armatë marine, por jo det.

Pavarësisht se Bolivia nuk ka dalje në det, territor që kurrë nuk ka reshtur së kërkuari, ka një armatë detare ushtarake dhe çdo 23 mars feston Ditën e Detit me një sfilatë ushtarake.

Qyteti më i madh në botë.

Qyteti më i madh në botë nuk është qyteti i Meksikës, por Hulunbuiri i pozicionuar në provincën kineze të Mongolisë së brendshme. Ka një sipërfaqe prej 263.953 kilometra katrorë, sepse e gjithë zona juridikisht konsiderohet qytet. Ka një shtrirje më të madhe se 42 shtete amerikane.

Pika e tokës më afër diellit.

Edhe pse Everesti konsiderohet si çatia e botës, në të vërtetë vullkani Chimborazo në Ekuator është pika më larg qendrës së tokës ose pika e planetit më afër diellit. Ndodh kjo dukuri sepse diametri tokësor në gjerësinë ekuatoriale është më i madh se në atë të Everestit.

Gropa artificiale më e madhe në botë.

Kola Superdeep e hapur nga sovjetikët në vitet 70-80 është ende edhe sot gropa artificiale më e thellë në botë dhe arrin 12,262 metra thellësi. Megjithatë nuk është më e gjera, këtë rekord e mban që nga 2011 Sakhalin-i në ishullin rus të Sajalín-it që ka një gjatësi prej 12.345 Diferenca i detyrohet lartësisë mbi nivelin e detit më të madhe të terrenit të ishullit edhe pse nuk është aq e thellë sa Kola. Më spektakolarja është Mina Mir në lokalitetin rus të Mirny-t.