Njëri sapo erdhi nga Dubai, tjetri pronar lokali, kush janë 2 shqiptarët iu bë atentat në Greqi

97
0

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mesditën e sotme jashtë një kafeneje në Thrakomakedones, Greqi.

Policia greke ka dyshime se atentati i ngritur nga persona të panjohur ndaj dy shqiptarëve, 45-vjeçarit Irakli Davella, i cili humbi jetën dhe Edi Lolos që u plagos, ka ndodhur për larje hesapesh.

Irakli Davella i cili mbeti i vrarë ishte një emër i njohur nê Athinë pasi kishte lidhje me tre persona të vrarë në luftën e bandave të mafias greke. Ndërkohë që edhe Lolo, personi që ka mbetur i plagosur rëndë dhe po lufton për jetën, ishte “person nën vëzhgim” pasi udhëtonte shpesh drejt Dubait.

Atentati ndaj shqiptarëve ndodhi jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Autorët kanë qëlluar me gjakftohtësi në drejtim të viktimave dhe 45-vjeçari që ka vdekur është qëlluar me plumb në kokë. Sipas informacioneve të deritanishme, i ndjeri ishte shtetas grek, me origjinë shqiptare, pronar lokali në Peristeri, i cili verës merrte edhe automjete me qira në ishuj. Ai duket se ka mbajtur marrëdhënie miqësore me persona të lidhur me mafian greke, ndërsa i plagosuri është një shqiptar, i cili ka mbërritur në Greqi nga Dubai, pak ditë më parë.

Autorët ishin në një makinë që ishte vjedhur më herët sot, që policia beson se do të thotë se ata e kishin planifikuar krimin dhe vodhën makinën pikërisht për të shkuar atje ku goditën viktimat e tyre. Mënyra se si vepruan tregon planifikim.

Sipas dëshmitarëve okularë, autorët iu afruan viktimave në këmbë dhe ishin të veshur me rroba të zeza. Më pas ata u larguan me makinën e vjedhur.